TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 21:06

Ndryshimet në polici, Ahmet Prençi: Mosha jonë nuk e përballon dot, koha tu lëmë vendin të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në polici, Ahmet Prençi: Mosha jonë nuk e

Ish-Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi është shprehur se puna e një drejtuesi të kësaj instance është tejet e lodhshme, e në një farë mënyre e papërballueshme për dikë në moshë të madhe.

Kjo sepse sipas tij, ky funksion kërkon një angazhim maksimal sa i takon orarit të tejzgjatur të punës, lodhjes fizike dhe takimeve të shpeshta me homologët e vendeve të tjera.

I pyetur nëse do rikthehej në atë post, Prençi është shprehur se nuk do e bënte një gjë të tillë, duke shprehur bindjen e tij se burrat më të rinj në moshë mund ta përballojnë më mirë detyrën

Detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit është tejet e vështirë në Shqipërisë. Kështu jam entuziast që vjen ministër një oficer karriere. Kanë ardhur kohë të tjera dhe unë nuk e marrë dot përsipër të kthehem në Policinë e Shtetit. Unë e kam deklaruar që kur kam ikur, nuk e përballoj dot. Natë e ditë je në punë, ndërhyrjet, kërkon një dinamikë 24 në 24. Prandaj them që mosha jonë nuk e përballon dot. Le të vijnë djemtë e rinj, që mund ta përballojnë edhe më mirë fizikisht”, u shpreh Prençi.

 

Lini një Përgjigje