
Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës.
Në “News 24”, Hoxha tha se Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar. Ai është arrestuar më parë në vitin 2011 për vrasje dhe është bërë objekt i një atentati në vitin 2019, gjatë të cilit u vra halla e tij dhe ai u plagos rëndë. Ky atentat sipas Hoxhës e riktheu atë në skenën e krimit. Gazetari ka përmendur se Haka ka dërguar informacion te Emiljano Shullazi, i cili ia ka pasuar atë kundërshtarëve të Hakës. “Dy persona që janë konsideruar si të mundshëm financues të atentatit ndaj Hakës janë Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së, dhe Ervis Martinaj”, tha ai.
Në lidhje me kapjen e Hakës, Hoxha ka zbuluar se ai u ndoq nga policia me ndihmën e dronëve dhe u mbikëqyr për një kohë të gjatë. Ai ka qenë në kontakt të ngushtë me një kushëri të tij, i cili gjithashtu ishte në kërkim. Ai u shpreh se Marklen Haka nuk ka shkuar kurrë në Dubai, dhe arrestimi i tij ndodhi vetëm 400 metra larg nga banesa e tij, ku ai kishte qenë në një vizitë te kushëriri i tij. Madje ai tha se ai ka bërë dhe plazh gjatë kohës që ishte në arrati.
Lini një Përgjigje