TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 21:48

Pse u largua Rrumbullaku? Gazetari: Nuk arriti të bashkonte Policinë e Shtetit, u la nën hije

Shkruar nga Pamfleti

Pse u largua Rrumbullaku? Gazetari: Nuk arriti të bashkonte Policinë e

Gazetari Dritan Laçi ka deklaruar se mes ish-ministrit Balla dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, njëri kryesonte në krahasim me tjetrin.

Sipas gazetarit, ish-ministri Balla në shumicën dërrmuese të rasteve ka marrë meritat sa i takon operacioneve të suksesshme të Policisë së Shtetit, duke lënë pas punën e Rrumbullakut.

Sipas tij, ndarja më e madhe që bëhet mes punonjësve të Policisë së Shtetit bëhet një lloj krahinizmi për shkak të ndikimeve të politikës.

Kjo sipas Laçit, jo vetëm në nivel drejtues, por edhe në spektra të tjerë të gjithë mirëorganizmit dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

“Taulant Balla të gjitha ato merita për operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit i ka marrë vetë dhe nuk i linte asgjë zotit Rrumbullaku. Kështu ai ka qenë gjithmonë në hije dhe në rresht të dytë. Nuk arriti dot që ta bashkojë organizatën e Policisë, duhet ta themi që është e ndarë, jo sot, as dje, por ka kohë që është kështu. E ndarë në mënyrë krahinore, por edhe politike. As ky drejtor nuk arriti ta bashkojë këtë organizatë”, deklaroi Laçi për “Euronews Albania”.

largimi i muhamet rrumbullakut policia e hstetit

Lini një Përgjigje