TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 17:27

Rexhë Byberi për në SPAK, “masakër” në Bashkinë e Tropojës me tenderët; çdo kontratë ja jep djalit të xhaxhait

Shkruar nga Pamfleti
Rexhë Byberi për në SPAK, “masakër” në
Rexhë Byberi

Rexhë Byberi ka krijuar një klan me familjarët e tij, të cilët marrin të gjithë tenderët e bashkisë...

Prokuroria e Posaçme duhet që një sahat e më parë të zbarkojë në Bashkinë e Tropojës, pasi është bashkia ku po vidhet në mënyrë skandaloze me tenderët.

Rexhë Byberi ka krijuar një klan me familjarët e tij, të cilët marrin të gjithë tenderët e bashkisë. “Pamfleti” ka denoncuar disa herë se si ai favorizon të afërmit e tij dhe sidomos djalin e xhaxhait, Bashkim Byberi, i cili merr të gjitha tenderët e rrugëve.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi. Bashkia e Tropojës ka hapur tenderin: “Rikonstruksion i rrugës ‘Bylbyl Breçani’, fshati Markaj REF-60972-03-01-2023, fondi limit 54 502 005 lekë kontrata u lidh me vlerën 50 910 205 lekë, shpallur në Buletini App Nr. 43 datë 15 Maj 2023".

Në procedurë morën pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku 5 të tjerët u skualifikuan me arsye krejtësisht të paligjshme vetëm e vetëm që tenderin ta merrte djali i xhaxhait të Rexhë Byberit dhe tenderi ju dha kompanisë Vllaznimi sh.p.k me administrator, Bashkim Byberi, djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë.

Në garë ishin kompanitë: 1.Shendelli shpk; 2. BOE Vllaznimi shpk & Griald shpk; 3.Florida shpk; 4. Nika shpk; 5. BOE HTSH shpk & Bajrami N; 6. BOE Britani shpk & Varaku E shpk & Ndërtimi.

Dy prej operatorëve që kishin ofertën më të ulët u skualifikuan pa arsye ligjore, por vetëm që të përfitonte djali i xhaxhait të kryetarit.

Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar Ofertuesit e mëposhtëm: 1. BOE Britani shpk & Varaku E shpk & Ndërtimi NIPTI L02228018C & J61902509S & K11325002C Vlera 27,598,280. Arsyet e mëposhtme - Shtojca 8 e paplotësuar nga te tre BOE Varaku E, Ndertimi, Britania -Ne preventiv keni eleminuar fondin rezerve 2%. 2. Shendelli shpk NIPTI K07924803N Vlera 39,821,486. Arsyet e mëposhtme- Keni ndryshuar sasinë në preventiv kategoria 1 pika 1(3.2, prerje bime te vogla 0-10cm) ku sasia e kërkuar në preventivin e hedhur në SPP është 3,218.00 ndërsa sasia e paraqitur nga ju është 3,128.00. 3. Florida shpk NIPTI J79602604P Vlera 48,007,190.87. Arsyet e mëposhtme - Nuk keni paraqitur marrëveshje bashkëpunimi dhe nuk keni ndarë % e punimeve pasi jeni 2 firma pjesëmarrëse, në këtë rast BOE. -nuk keni zgjedhur opsionin BOE në SPP”, thuhet në njoftimin e bashkisë për shpalljen e fituesit.

Pak ditë më parë “Pamfleti” denoncoi dhe raste të tjera skandaloze. Vjedhja flagrante ka ndodhur në tenderin për rikonstruksionin e thertores Shudenicë + Ndërtim i tregut të bagëtive. Tenderi me vlerë 12,678,100 lekë u fitua nga kompania “Trajler shpk” me administrator, Anila Byberi. Rezulton se kjo kompani është po e djalit të xhaxhait të kryebashkiakut, Rexhë Byberi. Vetë KLSH ka konstatuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Me kontratën noterale nr. 2024/904, datë 31.05.2022, është bërë marrëveshja (për bashkim të përkohshëm), ndërmjet Shoqërisë T Shpk dhe shoqërisë “O” ShPK, duke ndarë edhe volumin e punës, ku 30 % e punimeve të preventivit do të kryhen nga T Shpk dhe 70 % nga shoqëria “O” ShPK, duke ndarë edhe volumet sipas zërave të preventivit përkatës që do të realizojë secili operator. Nga auditimi rezulton se nga KVO është hartuar Raporti Përmbledhës me shkresën nr. 913/1 prot, datë 27.06.2022, i cili është miratuar nga Titullari i Autoritetit Kontraktor (i Autorizuar) z. A.K dhe është hedhur në sistem. Rezulton se ky raport nuk është nënshkruar nga anëtari i tretë i KVO, znj. F.D, duke refuzuar me pretendimin se nuk plotësohen kriteret e kualifikimit. Me shkresën nr. 2605 prot, datë 09,06,2022, “”Sqarim procedurë prokurimi”, të tre anëtarët e KVO, kanë vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë z. R.B dhe Nënkryetaren e Bashkisë Znj. Z.I, lidhur me konstatimin e mungesës së dokumentacionit të paraqitur nga B.O shpk & T Shpk, oferta e vetme që ka marrë pjesë në këtë procedurë”, thekson KLSH.

Vjedhja tjetër është me tenderin “Rikonstruksion, Rruga Blini i Grisë-Lekurtaj” me vlerë 10,986,652. Edhe këtu ai është fituar nga djali i xhaxhait të kryetarit. Tenderi rezulton i fituar nga kompania “Vllaznimi shpk”. Nëse shohim me kujdes, kjo kompani është nën administrim nga Bashkim Byberi.

Akoma nuk kuptohet se si SPAK nuk po lëviz, pasi janë arrestuar kryetarë bashkie për gjëra shumë më të vogla. /Pamfleti

byberi tendere tropoje

Lini një Përgjigje