TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 16:10

Tensionet dje në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e tre deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet dje në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e tre

Pas kaosit dhe tensioneve ditën e djeshme në Parlament, PS ka kërkuar masë disiplinore për tre deputetët e Partisë Demokratike. Konkretisht për Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 13:00 për vendim.

Kujtojmë se mes tensioneve, seanca u mbyll për 7 minuta. Deputetët me pankarta në duar bllokuan foltoren, teksa këtë herë munguan tymueset, por ligjvënësit ishin pajisur me zhurmues. Përmes një zhurmuesi, Noka nuk lejoi të fliste deputetin Vullnet Sinaj.

Noka është përplasur fizikisht edhe me një punonjës të Gardës.

Deputetët e opozitës kërkojnë rikthimin e “të drejtave kushtetuese të mohuara”, përfshirë Komisionet hetimore parlamentare dhe ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

Lini një Përgjigje