TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 14:52

Dashnor Sula kundër ndryshimit të Statutit: Nuk marr pjesë, duhej votim i fshehtë

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula kundër ndryshimit të Statutit: Nuk marr pjesë, duhej

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur lidhur me ndryshimet statutore që priten të miratohen sot në Këshillin Kombëtar.

Ai thotë se ky është një hap i gabuar, pasi do të krijojë pakënaqësi.

Sula tha se duhet votë e fshehtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, megjithatë shtoi se është pro bashkimit.

“Nuk ka votim të fshehtë. Nuk ka kandidatura dhe alternativa. Duhet votim i fshehtë, ky është instituti i votës. Kur bën artifica për të bërë një ingranazh të tillë, është zgjidhje e momentit dhe në afatgjatë krijon pakënaqësi. Jam shumë pro bashkimit por duhet vota e fshehtë, që u trumpetua edhe nga Berisha. Edhe unë nuk marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk pajtohem.

Sjellja në opozitë është edhe fytyra e qeverisjes nesër. Me çfarë kartash do ta mundim Ramën? Duhet të kemi kartën morale”, tha ai në një intervistë për News 24.

dashnor sula partia demokratike

Lini një Përgjigje