Edhe Ilir Meta që është vetë në hetim nga SPAK dhe do të shpëtojë lëkurën e tij, u distancua nga bashkëshortja e bashkëpunëtorja e tij, duke thënë se nuk ka lidhje e përgjegjësi për të dhënat që janë në telefonin e Monikës...
Pas marrjes nën hetim të Monika Kryemadhit për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e lobim nëpërmjet qarqeve mafioze ruse e qipriote, agjentët BKH ndoqën gjurmët e veprimtarive të saj të paligjshme edhe nëpërmjet telefonave e kompjuterëve.
Një nga telefonat konfidencial e sekret që përdorte Monika Kryemadhi, hetuesit e gjetën të fshehur te shtëpia e nënës së saj Fatimes, ku gjatë kontrollit gjetën dhe 1 USB, 2 hardisqe kompjuteri e 1 arkë me dokumente shtetërore të viteve 2000-2020.
Fakti që Monika Kryemadhi, po kërkon vetëm kthimin e këtij telefoni, krijon bindjen se ai është shumë problematik dhe përcaktues, për ecurinë e fatit të saj penal si person nën hetim.
Më 7 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, rrëzoi kërkesën e Monika Kryemadhit, duke vendosur që SPAK mos t’ia ri-kthejë telefonin e sekuestruar, por dhe Gjykata e Posaçme e Apelit ia rrëzoi kërkesën më 4 janar 2014.
Me dy vendimet kundër kërkesave të saj, Gjykata i ka dhënë liri veprimi BKH-së e SPAK-ut, për të vazhduar hetimin dhe marrjen e të dhënave që janë në telefonin e Monika Kryemadhit, por dhe te pajisjet e dokumentet e tjera të sekuestruara, të cilat ajo nuk po i kërkon.
Realisht, te banesa e Fatime Kryemadhit, BKH ka sekuestruar edhe 4 telefona të tjerë, por Monika po i kërkon SPAK-ut vetëm 1 telefon; për të cilin më 4 mars 2024 ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, por si deputete ajo mund ta vazhdojë kërkesën edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Përse Monika, po këmbëngul kaq shumë për mos hapjen, mos hetimin dhe ri-kthimin vetëm të 1 telefoni që i ka sekuestruar SPAK-u?
Mos vallë nuk ka para të blejë telefon tjetër, apo brenda këtij telefoni sekret, që e mbante të fshehur te shtëpia e të ëmës, ka prova zullumesh për të cilat ajo po hetohet; por dhe prova të tjera që janë denoncuara nga mediat, mes tyre trafik droge dhe ortakëri me oligarkë të Vladimir Putinit.
Këtë e dinë SPAK dhe Gjykata që nuk ia kthyen telefonin “problematik”; ndërsa publikisht, indicia që në telefonin e Monikës ka shumë zullume, u krijua nga Ilir Meta para mediave, ku tha se nuk ka lidhje e përgjegjësi për akuzat ndaj saj, dhe as për të dhënat në telefonin e sekuestruar.
Madje Ilir Meta, që është edhe vetë nën hetim nga SPAK; për të shpëtuar lëkurën e tij, shkoi deri në atë braktisje të familjarëve të tij, sa tha:
- Deri dje kisha përgjegjësi për vajzën time, ndërsa tani që është 18 vjeçe, le të përgjigjet vetë përpara drejtësisë nëse ka shkelur ligjin./Pamfleti
Lini një Përgjigje