TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2026, 08:28

Varrosi bashkëshortin nën dyshemenë e banjës dhe e kërkoi për 45 ditë, zbardhet krimi në Indi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Varrosi bashkëshortin nën dyshemenë e banjës dhe e
Pamje nga vendi i krimit

Policia zbuloi trupin e 44-vjeçarit pasi hoqi pllakat e vendosura së fundmi në banesën e çiftit në Agra. E dyshuara ka pranuar vrasjen, ndërsa hetimet për motivin vazhdojnë...

Një rast i zhdukjes së një burri në Indi mori një kthesë dramatike, pasi policia arrestoi bashkëshorten e tij, e dyshuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit nën dyshemenë e banjës së shtëpisë së tyre në qytetin Agra, në shtetin Uttar Pradesh.

Sipas raportimeve, e dyshuara, e identifikuar si Ruby, kishte denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj, Surendra Sharma, 44 vjeç. Për 45 ditë ajo u shfaq para fqinjëve si e tronditur dhe, sipas autoriteteve, shtirej sikur bashkëpunonte me policinë në kërkimet për gjetjen e tij.

Dyshimet u shtuan pasi familjarët e viktimës vunë re mospërputhje në deklaratat e saj. Vëllai i 44-vjeçarit i komunikoi policisë dyshimet e tij, çka çoi në thellimin e hetimeve.

Gjatë një kontrolli të ri në banesë, efektivët vunë re se dyshemeja e banjës ishte shtruar së fundmi me pllaka të reja dhe ishte suvatuar rishtazi. Pas prishjes së dyshemesë, policia zbuloi trupin e dekompozuar të Surendra Sharma, të varrosur poshtë pllakave.

Sipas hetimeve paraprake, trupi ishte mbuluar me dhe, më pas dyshemeja ishte suvatuar dhe ishte shtruar me pllaka të reja, në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Policia bëri të ditur se 44-vjeçari ishte zhdukur më 18 maj, ndërsa denoncimi për zhdukjen ishte bërë më 26 maj. Gjatë hetimeve u konstatuan disa mospërputhje në dëshmitë e marra.

Sipas autoriteteve, gjatë marrjes në pyetje Ruby ka pranuar vrasjen. Ajo deklaroi se kishte organizuar paraprakisht punimet e rinovimit të banjës me një ndërtues dhe disa punëtorë, edhe para ngjarjes.

Hetuesit po verifikojnë nëse në krim kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Ata theksuan se motivi i vrasjes dhe ecuria e plotë e ngjarjes do të përcaktohen vetëm pasi të shqyrtohen të gjitha provat e mbledhura.

Vëllai i viktimës, Anil Sharma, deklaroi se çifti kishte konflikte të vazhdueshme, ndërsa 44-vjeçari konsumonte shpesh alkool.

 

indi krimi vrasje

Lini një Përgjigje