Kupa e Botës 2026 ka përfunduar fazën e 1/16-ave, duke kompletuar kështu listën e 16 skuadrave që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave. Tashmë janë përcaktuar edhe tetë çiftet që do të luftojnë për një biletë në çerekfinalet e turneut më prestigjioz të futbollit.
Në këtë fazë spikasin disa sfida mjaft interesante, si Portugali – Spanjë, Paraguai – Francë, Brazil – Norvegji, Meksikë – Angli dhe Argjentinë – Egjipt. Bazuar në skemën e turneut, Brazili dhe Anglia mund të përballen mes tyre që në çerekfinale.
Nga ana tjetër, Franca, Spanja dhe Portugalia ndodhen në anën tjetër të tabelës dhe mund të ndeshen me Brazilin, Anglinë ose Argjentinën vetëm në një finale të mundshme.
Çiftet e fazës së 1/8-ave në Kupën e Botës 2026:
Paraguai – Francë
Kanada – Marok
Portugali – Spanjë
SHBA – Belgjikë
Brazil – Norvegji
Meksikë – Angli
Argjentinë – Egjipt
Zvicër – Kolumbi
Lini një Përgjigje