TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 09:58

“Parlamenti për të vënë duart në kokë”, Dashnor Sula: Jemi në luftë politike

Shkruar nga Pamfleti

“Parlamenti për të vënë duart në

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur për situatën e opozitës dhe aksionin e tyre politik.
Deputeti vetë ka zgjedhur një qasje ndryshe për të protestuar, ku herë pas here e kemi parë me shporta ushqimesh duke iu drejtuar Parlamentit, ose të mbuluar në para për të denoncuar lojërat e fatit.
Sipas tij nuk duhet të jemi popull i dhunshëm dhe opozita duhet të vijojë betejën e vet si luftë politike.

“Shqiptarët…me të vërtetë jemi popull mesdhetar, por më vjen keq që e tregojmë se jemi njerëz të dhunshëm. Ne si opozitë jemi në një luftë politike, jemi në një betejë që duhet të vazhdojë. Në demokraci ka një gjë, unë e përmbledh me tre fjalë “demokracia është pjesëmarrje.” Nëse i heq fjalën pjesëmarrje nuk kemi të bëjmë me demokraci, por me autokraci. Vlerat e një politikani duhet të tregohen. Gjithçka derivon nga politika. Në momentin që politika është e dhunshme derivon deri te qelizat e poshtme”, tha deputeti.

Duke folur për mënyrën e protestës së opozitës, Sula tha se ka raste kur nuk solidarizohet me aksionin.

“Çështja është komplekse, ne kemi hyrë në një rreth vicioz. Ka raste që unë nuk solidarizohem. Edhe mënyra e opozitës, kur ti e godet në çdo lloj mënyre do reagojë. Unë nuk jam përjashtuar asnjëherë nga seanca plenare, por si mund të mendosh që ti ke gjithë pushtetet…jepi hapësirën që i takon opozitës. Ta ndalosh opozitën, të bësh debate vetëm mes socialistëve duke i ezauruar gjithë të drejtat. Vendimmarrjen brenda parlamentit e kanë deputetët. Parlamenti është për të vënë duart në kokë. Ajo që më shqetëson është fakti që po bëhen maniakë për të zhdukur opozitën”, tha Sula në Vizion Plus.

dashnor sula partia demokratike

Lini një Përgjigje