
Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalimin të tij para mbështetësve ka folur lidhur me arrestimin në Dubai të bashkëpunëtorit të Amant Josifit, Merxhan Çeliku.
Berisha akuzon kreun e SPAK Altin Dumanin se nuk vepron as në këtë rast, pasi nuk guxon të prekë Josifin, i cili është ortaku i Olsi Ramën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, sot në Dubai u arrestua një i quajtur Merxhan Çeliku.
A e dini se çfarë ishte Merxhani? Merxhani ishte menaxheri i callcenterit të Amant Josifit.
Dëgjoni tani drejtësinë e narkoshtetit, drejtësinë e Dumanit, të Edi Ramës në fakt.
Lëshohet urdhër-arresti për vartësin e Amant Josifit dhe nuk lëshohet kurrë urdhër-arresti për Amant Josifin.
Dumani sikur hetuesinë ta kishte pronë të tij private, sikur ta kishte trashëgimi nga i ati, thotë se Josifin e kemi lënë ta hetojnë spanjollët.
Çfarë karakteri i shpërfyturuar ky njeri? Çfarë turpi njerëzor ky njeri?
A mund të thuhet prokurori i një vendi që nuk hetoj njeriun që vodhi së paku 1.4 miliardë euro nga Tirana qytetarëve europianë?
A mund që ky, çfarë t’i thuash këtij, të arrestojë ndihmësin, të arrestojë Merxhanin, por të deklarojë se nuk do hetojë Josifin?
Po a e dini pse? Vetëm e vetëm pse Josifi është ortak me Olsi Ramën.
Vetëm e vetëm se Josifi ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.
Shikoni miq pra ku jemi ne, në cilën situatë jemi ne.
Prandaj kjo thirret Rruga e Shpresës.
Ndaj 20 shkurti ishte dita e besimit.
Prandaj edhe sonte i bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve, u bëj thirrje shqiptarëve në emigracion, përshëndes folësit këtu përfaqësues të emigracionit, të bashkohemi, të marrim fatin në duart tona me mosbindje civile.
Në betejë pa kthim, të shembim regjimin e krimit, kalbësirën e bazuar në vjedhjen e shqiptarëve
E bazuar në mashtrimin e shqiptarëve.
E bazuar në vendosjen e krimit në pushtet në çdo qelizë të administratës, në të gjitha degët e pushtetit.
Edhe njëherë, ju falënderoj shumë.
Fitore, fitore, fitore.
Lini një Përgjigje