TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Korrik 2026, 09:20

Edi Rama ka marrë fund si lider, nuk do ta ketë jetën e qetë as pas dorëheqjes

Shkruar nga Farron Cousins
Edi Rama ka marrë fund si lider, nuk do ta ketë jetën e qetë
Foto ilustruese

Marrëveshja e fshehtë që anashkaloi parlamentin dhe i hoqi statusin zonës së mbrojtur natyrore ka shënuar pikën e kthesës pa kthim për kreun e qeverisë shqiptare. Edi Rama nuk do të mbajë më kurrë asnjë post publik për pjesën tjetër të jetës së tij dhe as nuk do të gëzojë një pension të qetë. Ky skandal korrupsioni në nivelet më të larta e ka lënë atë plotësisht të izoluar dhe të mbaruar politikisht.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë përfshirë në një skandal prej miliarda dollarësh në Shqipëri. Në ditët e para kur kjo aferë u bë publike, shpërthyen menjëherë protestat.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Shqipërisë duke kërkuar që kryeministri t’i vërë fre kësaj pune përpara se të shkonte më tej. Por ajo që qytetarët shqiptarë nuk dinin në atë kohë ishte se ishte tashmë tepër vonë.

Makineritë e rënda të ndërtimit kishin zbarkuar gjerësisht në zonën e mbrojtur natyrore, të cilën Ivanka dhe Jared e blenë përmes kompanisë së Jared, Affinity Partners. Ata po rrafshojnë gjithçka. Buldozerët janë tashmë aty.

Dhe tani, si pasojë e kësaj, qindra mijëra shqiptarë po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Tani dëgjoni me vëmendje: ata duan largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Ata duan po citoj “një ndryshim të plotë të sistemit qeverisës”, që do të vinte në pikëpyetje mandatin e çdo zyrtari të zgjedhur. Ivanka Trump, përmes lakmisë së saj, lakmisë së bashkëshortit të saj dhe korrupsionit të tyre mediatik me Affinity Partners, ka tronditur nga themelet qeverinë e një shteti të huaj.

Tani kryeministri Rama ka marrë fund. Edhe nëse nuk jep dorëheqjen gjë që nuk besoj se do ta bëjë - ai nuk do të mbajë më kurrë asnjë post publik për pjesën tjetër të jetës së tij. Dhe nuk do të ketë një pension të qetë e të lumtur pasi të lërë detyrën.

Ai tashmë është kthyer në një figurë universalisht të urryer në vendin e tij. Dhe e vetmja mënyrë se si mund të gjejë pak qetësi është të largohet nga vendi që po e çon drejt rrënimit.

Tani shtrohet pyetja: pse? Pse janë të gjithë kaq të tërbuar me këtë që po ndodh?

Ja cila është arsyeja: qeveria shqiptare i dha projektit statusin e “investitorit strategjik”, duke anashkaluar tenderët publikë dhe duke i hequr tokës statusin e zonës së mbrojtur, e gjitha kjo pa ia bërë të ditur marrëveshjen as parlamentit dhe as publikut.

Pra, ky është korrupsion shtetëror në nivelet më të larta, nga vetë kryeministri Rama. Makineritë e rënda hynë pa leje ndërtimi. Roje private të sigurisë tërhoqën zvarrë protestuesit mjedisorë para kamerave. Dhe ajo që kritikët e cilësojnë si një grabitje të pastër toke u bë virale brenda natës.

Qindra mijëra shqiptarë kanë vërshuar që atëherë në kryeqytet me pankarta ku shkruhet: “Shqipëria nuk është një çantë Gucci që shitet me ulje!”. Lëvizja e quan veten “Revolucioni i Flamingove”, e emërtuar sipas shpendëve, habitati i mbrojtur i të cilëve tani rrezikon të shkatërrohet plotësisht.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e Jared Kushner, Affinity Partners sepse e gjitha kjo po bëhet nën ombrellën e tyre shkakton në thelb rrëzimin e një qeverie. E bënë saktësisht të njëjtën gjë nja dy vite më parë në Serbi.

Atje ndodhi skenari identik. Affinity Partners shkoi dhe u tha: “Shikoni, ne do ta blejmë gjithë këtë tokë të mbrojtur për të ndërtuar diçka”. Dhe zyrtarët e korruptuar qeveritarë u përgjigjën: “Po, në shkëmbim të diçkaje, mund ta rregullojmë këtë punë...”.

Dhe ashtu bënë. Pesë zyrtarë qeveritarë u ndoqën penalisht për korrupsion zyrtar, ngaqë i dhanë atë kontratë Affinity Partners. Dhe për shkak të publicitetit negativ dhe faktit që zyrtarët përfunduan në burg, Affinity Partners u tërhoq duke thënë: “Sidoqoftë, tani në Serbi na urrejnë, kështu që po heqim dorë nga projekti”.

Arsyeja pse kjo histori është kaq e rëndësishme është e dyfishtë. Së pari, vërteton që Jared Kushner është një nga njerëzit më të korruptuar në Shtetet e Bashkuara, bashkë me kompaninë e tij.

Së dyti, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Nëse reagimi i ashpër i publikut vazhdon dhe nëse ky “Revolucion i Flamingove” merr përmasa edhe më të mëdha, ne mund të shohim rrëzimin e kryeministrit Rama.

Mund të shohim zgjedhje të parakohshme dhe Affinity Partners mund të dëbohet mediatikisht me turp edhe një herë tjetër. Kjo, natyrisht, nëse nuk do të ndiqen penalisht, apo jo? Të shpëtojnë pa ndërtuar resortin është skenari më i mirë për ta.

Nëse ka pasur qoftë edhe një dollar ryshfet në këtë mes, ata duhet të përfundojnë në gjyq.

Dhe, të jemi të sinqertë, kur sheh provat, çdo gjë është e qartë: nuk kishin leje dhe parlamenti u mbajt në errësirë të plotë. E gjithë kjo aferë kutërbon erë të rëndë korrupsioni.

Unë refuzoj të besoj se kryeministri i Shqipërisë nuk ka marrë diçka në këmbim. Duhet të ketë pasur patjetër një shkëmbim nderesh që çdo gjë të bëhej fshehurazi, larg syve të publikut.

Sepse nëse kjo do të ishte një procedurë normale ku dikush thjesht kërkon të blejë tokë për të ndërtuar një resort luksoz, do të ndiqeshin rrugët ligjore dhe do të nxirreshin lejet përkatëse përpara se buldozerët të hynin në rezervatin e flamingove.

Por leje nuk kishte. Ndaj, në këtë rast asgjë nuk është e ndershme. Korrupsion qeveritar, korrupsion korporatash dhe e gjitha kjo nisi nga një vizitë e Ivanka Trump në atë ishull 5 vjet më parë, ku tha: “Oh, sa bukur këtu, dua ta kem unë këtë ishull!”.

Dhe tani, për shkak të lakmisë dhe vanitetit të saj, ajo ka rrëzuar faktikisht një qeveri të huaj, e cila, duke pasur parasysh këtë nivel korrupsioni, ndoshta e meritonte të rrëzohej gjithsesi. Kështu që mbase Ivanka duhet parë si një heroinë që ekspozoi një korrupsion qeveritar kaq masiv.

Sikur të bënte të njëjtën gjë edhe për qeverinë e babait të saj!

Shënim: Farron Cousins është një analist politik, shkrimtar dhe figurë publike e njohur në SHBA.

 

2 Komente

  1. R
    RAMA RA

    RULE OF LAW bere me bth. Keshtu i beson Europa nje udheheqesi te qelbur?! Keta e kan ber me plan te mos futet Shq tani afer ne BE amaaa qe do u plase ne dore e ne shpi spo e shohin ende, do ia mbathin nga Singapori pastaj

    1. b
      besa

      Ka ardh koha me pagu.

      Lini një Përgjigje