Ende nuk dihet arsyeja pse Peleshi është paraqitur në SPAK. Kjo është hera e parë që ministri paraqitet në SPAK.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:50 minuta në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet Peleshi është thirrur në kuadër të hetimeve për inceneratorët, marrëdhëniet me Klodian Zoton, si dhe për procedurën e matësve të ujit kur ka qenë kryetar në bashkinë e Korçës.
Peleshi është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ai ka marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.
Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK.
Peleshi mban postin e Ministrit të Mbrojtjes që nga viti 2020, ndërsa në periudhën shtator 2017-2019 ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Më herët ai ka mbajtur edhe detyrën e zëvendës-kryeministrit në periudhën 2013-2017.
Lini një Përgjigje