Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshohet.
Në një prononcim për mediat ai tha se Policia duhet të bëhet një institucion i besueshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve të saj.
“Duhet të na garantojë një polici shteti që i përgjigjet kërkesave dhe pritshmërie të publikut, për ta shndërruar policinë në institucionin më të besueshëm. Të presim dhe pak ditë, është një ligj që edhe sa i përket nr të neneve dhe ndryshimeve, është i madh dhe puna është e rëndësishme
Kodi etik ekzistues, pas shumë konsultimesh, mendoj se ka plot ide novatore të cilat na kanë ardhur për t’u përfshirë dhe për të ndaluar kontaktet e papërshtatshme, për të garantuar që punonjësit e policisë, të gardës dhe ato zjarrfikës, ta kenë më të qartë se në ushtrimin e detyrës duhet të garantojnë punë me integritet të lartë. Aleati më i madh i policisë së shtetit është publiku”-tha Balla.
Lini një Përgjigje