
Ish-kandidati për bashkinë e Kuçovës i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka hedhur akuza për sistemin e drejtësisë duke thënë se janë të kontrolluar nga Edi Rama.
Maliqi vlerësoi edhe protestën e opozitës më 20 shkurt, ku sipas tij pati rreth 60-70 mijë veta sepse doli Tirana.
“Kam qenë disa herë te Rruga e Shpresë te Berisha pasi është burgosur pa asnjë provë nga një gjyqtare me disa emra dhe e dënuar. E kam akuzuar SPAK-un jo të gjithë, pasi njerëz si zonja marrin urdhëra nga Rama i cili lobon edhe me të huaj për shpalljen e Berishën non grata. Të mos harrojmë se Rama do pushtet se s’bën sepse është lidhur me krimin dhe oligarkët. Pse nuk po flet Tahiri sepse ka të dhëna se është sëmurë”, ka thënë Maliqi në Ora News.
Lini një Përgjigje