
Jozefina Topalli është paraqitur në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rithemelimit, ku pritet të votohen ndryshimet në statut.
Topalli në një deklaratë për mediat u shpreh se çdo opozitar duhet të ngrihej ndaj çdo dhunimi ligji apo padrejtësie.
"Themelore për çdo opozitar, është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi të ligjit, çdo padrejtësie që të shohë vendin të vibrojë mes mekanizmave demokratik siç është respektimi i Statuteve. Të fokusohemi në tre elementë. Na kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari nën arrest", tha Topalli.
E pyetur në lidhje nëse Lulzim Basha duhet të ishte në mbledhje, Topali është shprehur se kryetar nuk të bën karrigia, por qëndrimet që mban.
Akuzuat Bashës se ka devijuar nga votat. Keni ndryshuar qendrim?
Topalli: Nuk kam ndryshuar asnjë gjë, nga ajo që kam thënë për Bashën dhe e përsëris për çdo model të Bashës. Dua të shkoj atje, nuk do të paragjykoj, por një gjë kam kuptuat në 3 dekada eksperiencë. Karrigia nuk të bën lider. Vendimet e forta që ndoshta kundërshtohen nga shumica, kur mendon se janë të drejta duhet ti marrësh. Nuk është karrigia, është qëndrimi.
Topalli foli dhe për situatën në PD, ku tha se kanë humbur 12 vite në opozitë, teksa shtoi se përcjarja e deputetëve ka pasur këtë kosto të lartë.
“Na kanë vjedh emrin, vulë, me një kryetar në arrest shtëpie pa akuzë nga një gjyqtare e shkarkuar. Nuk jam ulur për të diskutuar për të tjerë, por në parim dua bashkimin e çdokujt. Përçarja e deputetëve ka qenë kosto shumë e lartë. Kemi humbur 12 vite”, tha Topalli.
Lini një Përgjigje