
Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur pas dënimit me 2 vite burg nga GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Ai e konsideron si një vendim politik të porositur nga vetë kryeministri Rama.
Avokati akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.
“Kryetari i seancës i cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke i ndërprerë fjalën Belerin për të. Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”, tha avokati.
Ai u shpreh gjithashtu se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.
Bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1 vit e 6 muaj, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove. Gjithashtu GJKKO urdhëroi konfiskimin e celularëve të të pandehurve dhe kartëmonedhat.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash.
Lini një Përgjigje