TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Shkurt 2024, 17:53

Bashkia Tropojë institucion pazaresh dhe korrupsioni/ Prova se si Rexhë Byberi favorizon djalin e xhaxhait

Shkruar nga Pamfleti

Bashkia Tropojë institucion pazaresh dhe korrupsioni/ Prova se si

Sipas dokumenteve të bëra publike nga Llangozi, rezulton se kryetari i Bashkisë i ka dhënë me qira djalit të xhaxhait Avni Byberi, një pasuri të paluajtshme pa garë në shkelje të hapur të ligjit për Konfliktit të interesit.

Avokati Arben Llangozi, ka nxjerrë provat të reja të cilat vërtetojnë aktivitetin korruptiv të kryebashkiakut Rexh Byberi, në krye të Bashkisë Tropojë, të denoncuar më parë edhe nga “Pamfleti”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Llangozi deklaron se Rexh Byberi dhe djali i xhaxhait të tij Avni Byberi, janë duke shkatërruar një zonë natyrore, të banuar dhe zonë turistike.

Sipas tij kontrata e qirasë së një sipërfaqe pyll dhe kullotë nxjerr zbuluar aferën korruptive midis kryetarit Rexh Byberi dhe djalit të xhaxhait Avni Byberi.

Sipas dokumenteve të bëra publike nga Llangozi, rezulton se kryetari i Bashkisë i ka dhënë me qira djalit të xhaxhait Avni Byberi, një pasuri të paluajtshme pa garë në shkelje të hapur të ligjit për Konfliktit të interesit. Ndërkohë që avokati i bëri thirrje SPAK-ut që të reagojë sa më parë.

Postimi i plotë i Llangozit:

Kontrata e qirasë së një sipërfaqe pyll dhe kullotë nxjerr zbuluar aferën korruptive midis kryetarit Rexh Byberi dhe djalit të xhaxhait Avni Byberi.

Masakër mjedisore është duke u bërë nga ana e Rexh Byberit dhe djalit të xhaxhait të tij Avni Byberi, të cilët të dy në bashkëpunim janë duke shkatërruar një zonë natyrore, të banuar dhe zonë turistike.

Nga ana e pronarit  dhe pashait të bashkisë Tropojë Rexh Byberi veprohet në shkelje të hapur të ligjit,  është lidhur kontrata e qirasë me nr 3360/2 datë 01.08.2022, midis Qiradhënësit, Bashkisë Tropojë e përfaqësuar nga z. Rexhe Byberi.

Kryetar i Bashkisë i ka dhënë me qira  djalit të xhaxhait Avni Byberi, një pasuri të paluajtshme pa garë duke favorizuar kushëririn e vetë.

Kontrata e qirasë së mësipërme është lidhur në shkelje haptazi të ligjit për Konfliktit të Interesit dhe SPAK duhet të bëjnë gati qelinë dhe duhet të marrin masa për këtë aferë.

Pasuria ka si objekt dhënien për përdorim  të një sipërfaqeje prej 0.47ha për zhvillimin e aktivitetit në lidhje me prodhimin dhe grumbullimin e materialeve të ndryshme ndërtimore (rërë, zhavorr) duke vendosur një impiant të lëvizshëm asfalto-beton.

Shtetasi  Rexh Byberi me detyrë kryetar bashkie dhe Avni Byberi  përfituesi i Kontratës së Qirasë, kanë nënshkruar dhe kanë vepruar në çdo akt në shkelje të hapur të ligjit për Konfliktin e Interesave, pasi të dy këta  shtetas Shqiptar janë familjar së bashku dhe të dy nënshkruajnë duke favorizuar njeri tjetrin në afera korruptive.

Rexh Byberi ka dhënë pa garë kushëririt të tij një sipërfaqe kullotë, duke e kthyer bashkinë në një aferë të dukshme pazaresh.

Kjo kontratë është lidhur në konflikt të hapur interesi, dhe në shkelje të hapur të  ligjit  Nr .9367, datë 7.4.2005 “Për Parandalimin e  Konfliktit të Interesave  në Ushtrimin e Funksioneve Publike”.

Bashkia Tropojë institucion pazaresh dhe korrupsioni/ Prova se siBashkia Tropojë institucion pazaresh dhe korrupsioni/ Prova se si

byberi

Lini një Përgjigje