TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Shkurt 2024, 11:30

Politikanët dhe vartësit e tyre qejf me taksat e qytetarëve, mbi 16 mln euro shpenzime për dieta, hotele e bileta avioni

Shkruar nga Pamfleti

Politikanët dhe vartësit e tyre qejf me taksat e qytetarëve, mbi

Sipas të dhënave të siguruara nga ‘Open Data’ për vitin që lamë pas, rezulton se i gjithë aparati shtetëror ka shpenzuar afro 16 milionë euro për qejfe...

Buxheti i shtetit vijon të gërryet nga viti në vit si nga abuzimet, korrupsioni dhe shpërdorimet, por edhe nga qejfet e qytetarëve. Përveçse rritën pagat e tyre, deputetë, ministra dhe funksionarë të administratës marrin shuma të majme dhe nga dietat e udhëtimeve. Deputetët dhe ministrat e kanë deklaruar madje dhe te deklamimet pasurore se marrin miliona në vit nga dietat.

Por sipas të dhënave të siguruara nga ‘Open Data’ për vitin që lamë pas, rezulton se i gjithë aparati shtetëror ka shpenzuar afro 16 milionë euro ose 16 miliardë lekë të, për udhëtime, dieta, hotele dhe bileta avioni.

Për të qenë më të saktë, vetëm për dieta, janë shpenzuar 1,567,959,478 lekë, ose 15 milionë euro, 13,500,333 lekë kanë shkuar për akomodim hoteli dhe 78,946,240 për bileta avioni.

Politikanët dhe vartësit e tyre qejf me taksat e qytetarëve, mbi
Shpenzime per dieta

Të dhënat janë marrë nga transaksionet e thesarit që ka bërë secili institucion. Sa i takon shpenzimeve për hotele, figuron se në krye të listës është Ministria e Financave, punonjësit e të cilës duket se kanë mbetur duke udhëtuar jashtë.

Sa i takon dietave, institucionet që e kanë lëshuar dorën janë: Bashkia Tiranë, Ministria e Transportit, Ministria e Financave, e Kulturës, etj. Po ashtu shpenzime ka dhe nga drejtoritë dhe institucione të tjera.

Padyshim ligji e garanton një gjë të tillë, por duket se politika dhe vartësit e tyre po e shfrytëzojnë në maksimum, ndonëse drejtorët e administratës marrin në fund të muajit miliona e miliona. Kur u publikuan pagat nga hakerët doli se ata që ndjekin nga pas pushtetarët në udhëtime jashtë merrnin paga më të larta se deputetë. Por duket se ato nuk i përdorin për të shpenzuar jashtë. Kur kthehen çojnë me vrap faturat që të marrin dieta. /Pamfleti

Politikanët dhe vartësit e tyre qejf me taksat e qytetarëve, mbi
Shpenzime per hotele

Lini një Përgjigje