TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 19:53

Zbardhet shkresa/ SPAK zbarkon në Bashkinë e Tropojës, Rexhë Byberi presion vartësve të falsifikojnë dokumentet

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet shkresa/ SPAK zbarkon në Bashkinë e Tropojës, Rexhë
Rexhë Byberi

Kjo shkresë ka alarmuar kryebashkiakun Rexhë Byberi, i cili mësohet se i ka dhënë urdhër stafit që të mos nxjerrë asnjë të dhënë për tenderin në fjalë.

Prokuroria e Posaçme më në fund është vënë në lëvizje për aferat e Rexhë Byberit të Bashkisë Tropojë. “Pamfleti” ka denoncuar disa herë se si ai po bën namin me tenderët, duke ua dhënë të afërmve të tij. Por për një tender për rikonstruksionin e disa urave në zonën e Tropojës është sinjalizuar SPAK dhe prokurorët kanë dërguar një shkresë në Bashki, të cilën e ka siguruar “Pamfleti”.

SPAK ka kërkuar marrëveshjen me kompaninë që ka fituar tenderin “Rroku Gest”; faturën Nr.39 të datës 29 dhjetor 2023 si dhe situacionet e punimeve dhe urdhrin e shpenzimeve të kryera nga ana e kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”.

Por, kjo shkresë ka alarmuar kryebashkiakun Rexhë Byberi, i cili mësohet se i ka dhënë urdhër stafit që të mos nxjerrë asnjë të dhënë për tenderin në fjalë. Sipas burimeve në bashki, ai ka kërkuar që të bëhen dokumente fiktive dhe t’i vihen në dispozicion SPAK-ut.

Zbardhet shkresa/ SPAK zbarkon në Bashkinë e Tropojës, Rexhë
Shkresa e SPAK

Sa i takon tenderit bëhet fjalë për tenderin me objekt: Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë REF-82244-10-04-2023, operatori fitues "Rroku Guest shpk".

Në datën 29.12.2023, vetëm 25 ditë nga kontrata, kompania fituese ka dërguar në bashki një faturë për likuidim të 75 % të punimeve të kryera dhe fondet u kaluan në datën 29.01.2024, sipas të dhënave nga dega e thesarit.

Pra, për një periudhë 25 ditore, kompania fituese paska realizuar 75 % të kontratës, kur dihet se gjatë kësaj periudhe koha në Tropojë ka qenë me reshje shiu dhe dëbore, dhe nuk ka pasur mundësi për punime. Kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj. Si i kreu 75% të punimeve operatori ekonomik "Rroku Guest shpk" nga Shkodra në Tropojë, kur nuk ka sjellë asnjë makineri apo punëtorë? Punimet që do kryheshin ishin në zona të ndryshme të Tropojës, sepse ishin 24 ura në fshatra të ndryshme, çka do të thotë se janë përfunduar 18 ura. A është e mundur kjo?

Por, SPAK nuk duhet të ndalet vetëm me kaq. Janë me dhjetra tenderë që Rexhë Byberi ja ka dhënë djalit të xhaxhait. Mjafton që SPAK të hapë “Pamfletin”, pasi siguron fakte për ta futur në qeli Rexhën ashtu si kolegët e tij. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje