
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka folur për marrëveshjen e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe për bashkimin Bardhi-Berisha brenda PD-së.
Murrizi e quajti bashkimin e tyre një fluskë sapuni, me anë të së cilës kërkojnë të shkojnë në zgjedhjet e 2025.
Ndërsa lidhur me marrëveshjen e arritur sot, ai tha se mazhoranca tashmë ka njohur si Parti Demokratike, Sali Berishën.
“Është një flluskë sapuni, një shashkë ku secili kërkon të përfitojë kapital politik në këtë vit elektoral që ka filluar.
Rama i ka ndezur motorët e fushatës. Këta merren me cic-mice për të gjetur folenë për një karrige të ndryrë në mënyrë të pistë, duke pështyrë njëri-tjetrin për zgjedhjet e 2025. Ajo që vura re unë është se Spiropali tha “gjetëm gjuhën me Partinë Demokratike”, njohu si parti demokratike Sali Berishën”, tha Murrizi për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje