TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 17:18

Nuk ka liri për Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendimet i merr Rama, ai cakton fundin e hetimeve

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka liri për Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendimet i merr Rama,

Pas rrëzimit të kërkesës nga GJKKO, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, ka folur dhe avokati Genc Gjokutaj.

Ai tha se edhe vetë prokurorët nuk e dijnë se kur do të mbyllen hetimet, pasi ai që merr vendime është vetëm Edi Rama.

“Se kur do të përfundojnë as prokurorët nuk e dinë vetë sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai është personi që do të caktojë fundin e hetimeve dhe këtë ua them shumë seriozisht. Nëse bini në kontakt mos i shqetësoni kot se nuk kanë dijeni”, u përgjigj Gjokutaj.

Ndërsa për vendimin e Gjykatës së Lartë pëër ‘21 janarin’, Gjokutaj tha se familja Nika do të kërkojë të drejtën e saj, por edhe kjo e drejtë po përdoret nga Edi Rama.

Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.

“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha avokati.

genc gjokutaj spak sali berisha

Lini një Përgjigje