TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 15:24

Do të dëshmonte Ylli Pango, shtyhet seanca për dosjen “Partizani”; Fatmir Bektashi nis manovrat

Shkruar nga Pamfleti
Do të dëshmonte Ylli Pango, shtyhet seanca për dosjen
Ylli Pango në GJKKO

Procesi u ndërpre për shkak të mungesës së Fatmir Bektashit dhe avokatit të tij; SPAK priste dëshmitë e ish ministrit të Sporteve dhe ish zyrtares së ministrisë

Është shtyrë seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për aferën “Partizani”, ku të pandehur janë ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Shkak për shtyrjen e procesit u bë mungesa në sallë e Fatmir Bektashit dhe avokatit të tij mbrojtës, çka pamundësoi vijimin normal të seancës. Trupa gjykuese vendosi ta shtyjë gjykimin për një datë tjetër.

Seanca e kësaj të mërkure pritej të kishte në fokus dëshmitë e dy ish zyrtarëve të Ministrisë së Sporteve, ish ministrit Ylli Pango dhe ish drejtoreshës së Sporteve, Violeta Shqevi, të cilët janë thirrur nga SPAK si dëshmitarë të rëndësishëm të dosjes.

Prokuroria e Posaçme synon të zbardhë përmes dëshmive të tyre mënyrën se si u ndërmorën ndryshimet ligjore që, sipas akuzës, i hapën rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani” dhe më pas zhvillimit të projekteve të ndërtimit në atë zonë.

Në qendër të hetimit mbetet ndryshimi i ligjit për sportin në vitin 2008. Sipas SPAK, fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin apo ndryshimin e destinacionit të objekteve sportive. Më pas, pas ndërhyrjeve ligjore të njëpasnjëshme, u krijua mundësia që këto prona të privatizoheshin nga ish pronarët dhe të përdoreshin për ndërtime shumëkatëshe.

Prokuroria pretendon se pikërisht këto ndryshime favorizuan procesin e zhvillimit të territorit të ish klubit “Partizani”, ku sot janë ndërtuar dhjetëra kulla. Sipas akuzës, nga ky proces Jamarbër Malltezi ka përfituar miliona euro.

Pango dhe Shqevi pritet të japin shpjegime në seancën e ardhshme lidhur me procedurat e ndjekura nga ministria dhe rolin e institucioneve në ndryshimet ligjore të kohës.

Në dosjen "Partizani", Sali Berisha është i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi, i akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Xhimi Begeja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Andia Pustina, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

pango #tirana-partizani

3 Komente

  1. K
    Kalabrezi

    Manovrat i filloi Taralant Balla duke percjelle mesazhin edhe te Rames se vellai i tij siamez Berisha nuk preket. Drejtesia e re "ishte loja" hahahaha. Ja hodhen amerikes dhe europes aventurieret shqiptare.

    1. Y
      Ylli

      Kta luajn lojen e te Burgosurve Prisoners Dilemma qe studiohet nga Teoria e lojes Game Theory. Bashkepunojme po e dime qe mund te kapemi. Halli eshte se si do luhet kush shet ke. Ka qe u ofrohet mundesia e Pendimit e denohen ose konfiskohen pak

      1. f
        five company

        Loja eshte interesante, ne aparence por e perllogaritur kohe me pare per menyren se si do futeshin dhe do te vazhdojne te futen ne gracke... " Cherche la femme" thote francezi per " "recipetat e Pangos" qe e futen ne gracke per molestim seksual. Por kur " la femme" eshte e futur ne loje dhe di si ta luaj rolin e " provokueses se dashur"....Ju jeni burrrrraaaa...dhe kur nje femer ju ve ne pikepyetje burrerine si do pergjigjeni: -" Nuk mundemi!!????" Cfare do te mendonte " la femme" per burrrat?? Impotence???!! Ha, ha Miresevini ne boten e kurthit!!! Pyetjes Hamletiane, perseri, por ne kete rast eshte: " To do or not to do!" Dhe kur zgjidhja e dilemes, fillon me nocionin ekspresiv te burrerise, permbushja emocionale anashkalon perqendrimin ose rregullsine ne pozicionin e punes. Fillojne leshimet, fillojne blackmail per nje situate " krimi ne pozicionin e punes", fillojne ketcenimet nga pala e demtuar, fillojne kushtet per heshtje institucionale kur nje figure politike kercenohet ka kryer krim ..dhe keshtu me rradhe deri ne ndryshim ligjesh...

        Lini një Përgjigje