TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 15:15

Si ndryshoi ligji për t’i hapur rrugë privatizimit të kompleksit ‘Partizani'? Ylli Pango dhe ish-vartësja e tij në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Si ndryshoi ligji për t’i hapur rrugë privatizimit të
Ylli Pango në GJKKO

Gati të nisë seanca e radhës për aferën “Partizani”, dëshmojnë sot ish-ministri Ylli Pango dhe ish-drejtoresha e Sporteve

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të mbahet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash.

Seanca e sotme konsiderohet e rëndësishme për shkak të dëshmive që pritet të japin dy ish zyrtarë të Ministrisë së Sporteve, të cilët kanë pasur rol në proceset ligjore dhe administrative që lidhen me privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”.

Në gjykatë janë thirrur nga SPAK ish ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, si dhe ish drejtoresha e Sporteve në atë periudhë, Violeta Shqevi. Prokuroria synon të sqarojë mënyrën se si u ndërmorën ndryshimet ligjore që, sipas akuzës, i hapën rrugë privatizimit të pronës dhe më pas zhvillimit të projekteve të ndërtimit në atë zonë.

Në qendër të hetimit mbetet ndryshimi i ligjit për sportin në vitin 2008. Sipas SPAK, fillimisht kuadri ligjor nuk lejonte privatizimin apo dhënien me koncesion të objekteve sportive me ndryshim destinacioni. Më pas, ligji u ndryshua duke ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë u ndërmor një tjetër ndërhyrje ligjore që lejoi jo vetëm privatizimin në favor të ish pronarëve, por edhe ndryshimin e destinacionit të pronës.

Prokuroria pretendon se këto ndryshime krijuan kushtet që në territorin e ish klubit sportiv “Partizani” të ndërtoheshin komplekse kullash shumëkatëshe. Sipas akuzës, nga ky proces Malltezi ka përfituar miliona euro.

Pritet që gjatë dëshmisë së tyre, Pango dhe Shqevi të japin sqarime mbi procedurat e ndjekura në ministri, ndryshimet ligjore të kohës dhe rolin e institucioneve në procesin e privatizimit të kompleksit sportiv.

pango gjkko partizani

Lini një Përgjigje