TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 11:55

Incident pranë Gjykatës së Durrësit, shkëputet një pllakë nga fasada e godinës; rrezikohen kalimtarët

Shkruar nga Pamfleti
Incident pranë Gjykatës së Durrësit, shkëputet një
Incident pranë Gjykatës së Durrësit

Një incident është shënuar në qendër të Durrësit, ku një pllakë është despritur nga fasada e godinës së Gjykatës së Durrësit dhe ka rënë në trotuar, në një zonë me qarkullim të lartë qytetarësh.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por rënia e materialeve ka krijuar rrezik serioz për kalimtarët dhe automjetet që lëviznin pranë zonës.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet lidhur me gjendjen e amortizuar të fasadave në qytetin e Durrësit, të cilat prej vitesh konsiderohen problem për sigurinë publike dhe potencialisht të rrezikshme për qytetarët.

Incident pranë Gjykatës së Durrësit, shkëputet një

Lini një Përgjigje