TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 08:47

Sot etapa e tretë e Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026, nga Elbasani në Vlorë; rrugët që bllokohen nga ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti
Sot etapa e tretë e Turit Çiklistik të Shqipërisë
Sot etapa e tretë e Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026

Këtë të mërkurë do të zhvillohet etapa e tretë e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”.

Gara do të nisë në orën 12:00 nga qyteti i Elbasanit, ndërsa itinerari do të vijojë nëpër Belsh, Kuçovë, Lushnjë dhe Unazën e Fierit, për të përfunduar me finishin në qytetin e Vlorës.

Një ditë më parë u zhvillua etapa e dytë e turit, ku fitues u shpall Samuel Fedor. Çiklistët përshkuan segmentin Lezhë–Elbasan, me gjatësi totale prej 149.9 kilometrash.

Për shkak të zhvillimit të garës, bllokimi i përkohshëm i itinerarit është parashikuar të nisë në orën 12:00.

Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

Lini një Përgjigje