TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 08:11

Alarm në kroçierën “Marbella Explorer II” në Durrës, turisti anglez me simptoma të rënda dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Alarm në kroçierën “Marbella Explorer II” në
Alarm në kroçierën “Marbella Explorer II”

Kapiteneria e Portit Durrës ka marrë një thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente.

Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria e Portit Durrës që të afrohej në Radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorkatori i ASHD për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Alarm në kroçierën “Marbella Explorer II” në

Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P. mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorkatori Joni i ASHD me ekuipazhin, FSPD, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës. 

 

alarm në kroçierën “marbella explorer ii”

Lini një Përgjigje