TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 22:03

Situata në burgje, Karamuço: Ka mbipopullim, strukturat e vjetra duhen mbyllur

Shkruar nga Pamfleti
Situata në burgje, Karamuço: Ka mbipopullim, strukturat e vjetra
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi gjendjen e burgjeve shqiptare, duke theksuar problemet e mbipopullimit, amortizimit të godinave dhe mungesën e investimeve.

Sipas tij, shumë prej burgjeve nuk plotësojnë standardet minimale dhe vazhdojnë të funksionojnë në kushte problematike, duke rrezikuar shëndetin e të dënuarve. Karamuço u ndal edhe te korrupsioni dhe mungesa e mirëmbajtjes, të cilat sipas tij kanë rënduar më tej situatën në burgjet shqiptare.

Avokati i Popullit, përveç raportit vjetor që ka, ka edhe kompetencën e raportit të posaçëm për çështjet që i konsideron të rëndësishme dhe ky ka qenë një raport i posaçëm për shkak të nevojës për riorganizim.

Sistemi penitenciar në Republikën e Shqipërisë vuan nga korrupsioni, përveç mungesës së infrastrukturës.

Ai i Burrelit ishte burg, u bë muze dhe u bë burg prapë. Është mbyllur dhe është hapur sërish. Ai është i pabanueshëm dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e një të dënuari.

Mine Peza dhe Jordan Misja janë të papranueshme në kuptimin e standardeve. Në Mine Peza, në katin e parë ka minj. Shyqyr që i hoqën gratë dhe i çuan në Pojskë, ku është bërë një investim i mirë, por është shumë ftohtë”, tha ai i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhilli.

Karamuço deklaroi se përpara tre vitesh ka pasur një masterplan të madh që të hiqeshin paraburgimet. Ishin 2000 persona në kapacitet.

Pra, të gjitha janë pjesë e ekonomizimit të përvitshëm të buxhetit. Ne kemi problemet më të mëdha me amortizimin dhe me këto të rejat. Kemi bërë burgun e Peqinit, Fushë-Krujës, Korçës, janë burgje që format i kanë pothuajse njësoj. Buxheti për mirëmbajtjen e shkatërron buxhetin.

Mbipopullimi e shkatërron burgun. Përpara 10 viteve kemi pasur të burgosur, por jo sa kemi sot. E gjithë Evropa ka mbipopullim, por krahas mbipopullimit respekton edhe standarde të tjera për shkak të nevojës që është krijuar. Këtë ne nuk e bëjmë akoma.

Kemi problem me korrupsionin, amortizimin, pjesën e mirëmbajtjes dhe burgjet e vjetra që duhet të mbylleshin me kohë”, u shpreh ai.

karamuco burgjet

Lini një Përgjigje