TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 21:34

Arrestimet në Sarandë, Karamuço: Ndërhyrje e vonuar, janë vrarë dhe zhdukur njerëz

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet në Sarandë, Karamuço: Ndërhyrje e vonuar,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar situatën e rendit në zonën e Sarandës dhe Ksamilit, duke deklaruar se ngjarjet e fundit lidhen me konflikte të forta mes grupeve dhe strukturave të ndryshme.

Karamuço tha se shpërthimet dhe aktet e dhunës ndaj pronave janë pasojë e përplasjeve të interesave kriminale në zonë.

Sipas tij, tensionet kanë prodhuar ngjarje të rënda, duke përfshirë shpërthime automjetesh, dëmtime hotelesh dhe vrasje.

“Kur ti ngre një strukturë të tërë në konflikt të hapur me persona dhe grupe të tjera, aty fillon. E patë në Ksamil çfarë ndodhi…”, deklaroi Karamuço për "Abc News".

Eksperti u shpreh se shpërthimet e ndodhura në jug të vendit janë të lidhura pikërisht me këto përplasje.

“Shpërthimet janë për këto lloj gjëra. Në Sarandë janë vrarë njerëz, janë hedhur në erë makina, hotele, të gjitha këto bëhen për këto”, tha Karamuço.

Ai shtoi se reagimi ndaj situatës ka ardhur me vonesë. “Ky ishte momenti, është i vonuar, duhet të ishte bërë përpara”, u shpreh Karamuço.

ervin karamuço sarande konflikte vrasje

Lini një Përgjigje