TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 21:20

Përplasja me armë në Mamurras, gazetarja zbardh detaje: Efektivët qëlluan gomat e makinës për t’i ndaluar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me armë në Mamurras, gazetarja zbardh detaje:

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i policisë në Mamurras, i cili degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përfundoi me plagosjen e 23-vjeçarit Leonard Dema, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gazetarja Xhensila Kodra tregoi dinamikën e ngjarjes dhe momentet e tensionit gjatë ndërhyrjes së Forcave Operacionale.

Sipas saj, situata u përshkallëzua në momentin kur personi që shoqëronte të kërkuarin, 28-vjeçari Amadeo Fufi, ka kërcënuar efektivët me armë.

“28-vjeçari Amadeo Fufi u ka drejtuar armën efektivëve të forcave operacionale. Këta të fundit, përballë këtij kërcënimi dhe për të neutralizuar personat e për të shmangur arratisjen, kanë goditur gomat e makinës me armën e zjarrit të shërbimit”, deklaroi gazetarja për "News 24".

Sipas raportimeve, policia ka qëlluar në drejtim të gomave të automjetit për të bllokuar lëvizjen e tij, ndërsa mbetet ende e paqartë mënyra se si u plagos në bark Leonard Dema.

Grupi hetimor po punon për të rindërtuar të gjithë skenën e ngjarjes dhe për të përcaktuar origjinën e plumbit që preku 23-vjeçarin.

“Mënyra si është plagosur 23-vjeçari Leonard Dema mbetet ende e paqartë, nëse është qëlluar brenda automjetit nga personi tjetër apo ndonjë prej plumbave të shkrepur nga autoritetet mund ta ketë kapur në bark dhe ta ketë plagosur”, u shpreh Xhensila Kodra.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht balistikën dhe përgjegjësitë lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në Mamurras.

mamurras leonard dema amadeo fufi

Lini një Përgjigje