TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 21:15

“Në Sarandë po zhduken njerëz për pronat”, gazetarja tregon kush qëndronte pas ‘beach bar’-it që u shemb!

Shkruar nga Pamfleti
“Në Sarandë po zhduken njerëz për pronat”,
Foto ilustruese

Gazetarja Etleva Delia ka deklaruar se situata e rendit në Sarandë është e cenuar, sidomos pas ngjarjeve të fundit.

Madje hetimet çuan në pranga dhe kreun e Komisariatin e Sarandës, i cili dyshohet se ka favorizuar perona problematikë.

Delia bëri edhe një deklaratë të fortë, ku tha se konflikti për pronat ka çuar në vrasje dhe zhdukje personash.

“Ajo pronë, me letra figuron në emër të një gruaje, e cila është në kërkim edhe ajo. Ndërkohë sipas hetimeve, rezulton se dikur ka qenë në pronësi të dikujt që u ekzekutua me eksploziv. Ai nuk njihej si një person që kishte prona në Sarandë.

Ai kishte një skaf, që shëtiste turistët bashkë me të birin. Pastaj djali i tij u përshi në një konflikt të armatosur, dhe kjo u pa si hakmarrje për vrasjen tij. Në këto kushte po verifikohet nëse ka lidhje dhe me këtë objekt, që ishte ndërtuar dhe po ndërtohet për të cilën u arrestuan dhe u shkri komisariati i Sarandës.

Të dhënat paraprake flasin se ka qenë molla e sherrit që nxiti një konflikt dhe si kjo edhe të tjera. Aty është e gjithë zona me ndërtime që kanë lulëzuar në çdo skaj, nga Saranda në Ksamil dhe në çdo cep”, tha ajo në emisionin “Real Story”.

sarande krimi

Lini një Përgjigje