TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 14:56

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
Edicioni i lajmeve

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Gjykata Kushtetuese ka mbyllur pa vendim seancën mbi kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg” dhe kërkon shfuqizimin e saj. Seanca u zhvillua mbi bazë dokumentesh shkresore dhe pritet që gjykata të shqyrtojë më tej çështjen për vendimmarrje.

Ndërkohë, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar nga strukturat e policisë në Sarandë rritje të prezencës në terren dhe forcim të zbatimit të ligjit, duke paralajmëruar masa të rënda ndaj çdo efektivi të përfshirë në lidhje me krimin.

Në Itali, shefi i policisë së Romës, Roberto Massucci, ka paralajmëruar për fuqizimin e mafias dhe për rolin e grupeve shqiptare në trafikun e kokainës dhe investimin e parave të krimit në sektorin e ndërtimit.

Në Vlorë, gjatë kontrolleve në burg është gjetur një celular i fshehur në dyshek, ndërsa në Sarandë është arrestuar një tjetër efektiv policie i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale pas hetimeve me përgjime.

Në Spanjë është arrestuar një 29-vjeçar shqiptar i kërkuar nga Franca për trafik droge dhe organizatë kriminale, ndërsa në Durrës janë arrestuar 9 persona për shitje droge pranë shkollave.

Po ashtu, një aksident i rëndë në Thumanë–Laç ka shkaktuar një viktimë dhe katër të plagosur, ndërsa në një tjetër ngjarje në Durrës, një 44-vjeçar është lënë në burg pasi përplasi automjetin e policisë në gjendje të dehur. 



edicion i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje