TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 14:39

Deputeti i PS, Tërmet Peçi shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PS, Tërmet Peçi shkon në SPAK
Deputeti i PS, Tërmet Peçi shkon në SPAK

Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK.

Më herët ish-kryebashkiaku i Bashkisë Tepelenë është pyetur në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.

Bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit. Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986.

Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.

 

 

 

deputeti i ps tërmet peçi shkon në spak

Lini një Përgjigje