Drejtuesja e bankës amerikane mohon akuzat për abuzim dhe kërkon dëmshpërblim për dëmtim reputacioni...
Drejtoresha ekzekutive e JPMorgan Chase, Lorna Hajdini, ka depozituar një padi për shpifje në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut ndaj ish-bankierit Chirayu Rana, duke e akuzuar për ngritje të pretendimeve të rreme me qëllim dëmtimin e figurës së saj profesionale dhe personale.
Sipas dosjes gjyqësore, Hajdini pretendon se Rana ka zhvilluar për muaj me radhë një fushatë akuzash të pavërteta për të ushtruar presion publik dhe ligjor ndaj saj, me synim përfitimin e miliona dollarëve. Ajo kërkon dëmshpërblim për pasojat që, sipas saj, akuzat kanë sjellë në karrierë dhe në jetën private.
Ish-bankieri ka pretenduar më herët se drejtuesja shqiptare e kishte droguar dhe detyruar në marrëdhënie seksuale pa pëlqim, duke përfshirë edhe akuza për “skllavëri seksuale”. Hajdini i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, duke i cilësuar si tërësisht të fabrikuara dhe shpifëse.
Në mbështetje të saj ka dalë edhe JPMorgan Chase. Banka amerikane deklaroi se nuk beson në akuzat ndaj drejtueses dhe se hetimet e brendshme nuk kanë zbuluar prova që mbështesin pretendimet e ngritura nga Rana.
Më herët, Rana kishte ngritur një tjetër padi ndaj Hajdinit duke përdorur pseudonimin “John Doe”. Në atë proces ai e akuzonte për abuzim seksual, kërcënime dhe sjellje me përmbajtje raciste. Sipas pretendimeve të tij, ai ishte paralajmëruar edhe me ulje bonusi në rast se refuzonte marrëdhënie seksuale.
Mediat amerikane raportojnë se JPMorgan kishte nisur një verifikim të brendshëm për rastin, por sipas tyre, Rana nuk kishte bashkëpunuar plotësisht me hetimin. Çështja pritet të vijojë në gjykatat e Nju Jorkut, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për dëmtim të qëllimshëm të reputacionit dhe tentativa për përfitime financiare.
Larg nga keta pervertet, imoralet, hajdutet, spiunet, qelbesirat Indiane qe po qelbin gjithe boten. Ne fillim jane si vemjet e buta e kur dalin ne maje permes cilesive qe permenda me lart jane me te eger se nazistet. Mbajini sa me larg Shqiperise, jane helmi i helmit. Nuk eshte problem racizmi, por eshte e verteta reale.