SPAK heton, qeveria firmos: Fatmir Bektashi kompleks pallatesh edhe Unazën e Madhe
Shahen, sulmohen dhe anatemohen me njëri-tjetrin çdo ditë në publik, por pas perdeve duket se pazaret vazhdojnë pa u ndalur. Historia e ndërtuesit Fatmir Bektashi po kthehet në simbolin më të fortë të hipokrizisë politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Ndërsa SPAK ka ngritur dy dosje të rënda ku emri i Bektashit del i përfshirë për korrupsion dhe pastrim parash, qeveria vijon ta shpërblejë me leje ndërtimi dhe projekte miliona eurosh në zemër të Tiranës dhe zonave më të lakmuara të vendit.
Bektashi, i njohur si njeriu i afërt i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, rezulton sot një nga ndërtuesit më të favorizuar në Shqipëri. Ironikisht, pasi shpërtheu skandali i dosjes “Partizani”, kompania e tij “Kontakt” nuk u tkurr, por nisi ofensivën më të madhe të ndërtimeve.
Fillimisht u lançua projekti “Kaimi”, më pas “Kadiu”, ku pallatet tashmë janë drejt përfundimit. Më tej erdhi shtrirja në Drilon, ndërsa në Farkë po ndërtohen rreth 800 apartamente të reja, përveç dhjetëra vilave të kompleksit “Aba”. Në të njëjtën kohë, Bektashi ka shtrirë tentakulat edhe në Dajt me rezidencën “Oxa”.
Por oreksi nuk ndalet këtu.
Së fundmi kompania “Kontakt” ka shpallur një tjetër mega-projekt pranë Unazës së Madhe në Tiranë, me emrin “Naya”, një kompleks me kuba gjigantë betoni që pritet të zaptojë një tjetër hapësirë të kryeqytetit.
“Një zhvillim ndryshe, me arkitekturë moderne dhe identitet unik, shumë pranë Unazës së Madhe, me lidhje direkte me qendrën e Tiranës”, reklamon kompania projektin e ri që pritet të nisë së shpejti.
Pyetja që ngrihet është e thjeshtë: si ka mundësi që një person me dy dosje voluminoze në SPAK, nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, vazhdon të marrë leje ndërtimi njëra pas tjetrës?
Dhe paradoksi bëhet edhe më i fortë kur kujtohet lidhja direkte me familjen Berisha. Kompania “Kontakt”, nëpërmjet strukturave të pronësisë, rezulton e lidhur me kompaninë “Magnet Imo”, që kontrollohet nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili gjithashtu ndodhet nën akuzë nga SPAK në dosjen “Partizani”.
Pra, ndërsa në publik Rama dhe Berisha shiten si armiq politikë, njerëzit pranë tyre vazhdojnë të ndërtojnë, të fitojnë miliona dhe të zgjerojnë perandorinë e betonit në çdo cep të Tiranës.
Në fund, SPAK-u duket se ecën me një ritëm, ndërsa lejet e ndërtimit me një ritëm krejt tjetër. /Pamfleti
Mafja zakonisht kur eshte e organizuar , nuk pyet se me ke bashkepunon. Pastaj, ne rastin konkret keto figura "te ndritura" te kombit duan ti vijne ne ndihme popullit qe kane lene fukara e pa shprese per shtepi. Ne shekuj do kujtohen per grabitjen dhe talljen me popullin e ndershem. Dy figura te urryera!!!!
Ekzakt keshtu eshte bejne sikur shahen por jane ortake ne politike dhe biznes. I gjati kur e ka seriozisht me dike ja ben si Dine Fratarit qe nuk i dha asnje leje ndertimi ndersa me Berishen ndajne gjithcka ne kete vend dhe pervec lejeve te ndertimit, rezorteve, parqeve per energji elektrike ndajne dhe ortakerite e tyre me oligarket.