TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 14:57

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojmë:

GJKKO ka vendosur të rikthejë për hetim në SPAK dosjen ndaj Irena Gjokës, duke urdhëruar që Prokuroria e Posaçme të vijojë hetimet për një periudhë 6-mujore, pavarësisht kërkesës së SPAK për mbylljen e çështjes. Çështja lidhet me dyshimet për mosdeklarim të një dënimi të mëparshëm në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Në zhvillime të tjera, Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për AKSHI-n, ndërsa ka shmangur komentet për mediat.

Prokuroria e Tiranës po thellon hetimet për helmimin e 56 studentëve nga ushqimi i “Sori-Al”, ndërsa janë marrë në pyetje dy zyrtarë dhe vijojnë verifikimet për përgjegjësitë.

Në Këlcyrë, një drejtues lokal i PS-së dyshohet se ka dhunuar dy efektivë policie pas një konflikti për parkim, ndërsa në Lushnje një zjarr ka shkrumbuar tregun e fruta-perimeve duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në Tiranë është arrestuar një 25-vjeçar për transport armësh nga Saranda, ndërsa policia ka zbardhur edhe arrestimin e një shqiptari të kërkuar prej vitesh në SHBA për vrasje, me nisjen e procedurave të ekstradimit.

Ngjarje të tjera përfshijnë plagosjen e një efektivi policie në Kuçovë, një aksident me vdekje në Tiranë, si dhe arrestime për një atentat të rëndë në Foggia të Italisë ku mbeti i përfshirë edhe një shqiptar.

Ndërkohë, në Hagë, avokati i Hashim Thaçit ka kritikuar Gjykatën e Speciales për refuzimin e ankesave, duke deklaruar një bilanc “0 me 40” për mbrojtjen. Në SHBA dhe Spanjë, hetimet vijojnë për sulme të rënda me armë zjarri me viktima dhe të plagosur, përfshirë edhe një rast tragjik familjar në El Ejido.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje