TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 12:26

Ndryshime në drejtimin e SHKBB, Merkaj do drejtojë mbikëqyrjen në burgje

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në drejtimin e SHKBB, Merkaj do drejtojë mbikëqyrjen
Eduart Merkaj

Eduart Merkaj, i cili deri para pak muajsh ishte në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, është emëruar në postin e kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Merkaj u largua nga AMP rreth 1 muaj më parë, ndërsa së fundmi Toni Gogu, ministër i Drejtësisë, ka firmosur emërimin e tij si shefi i SHKBB-së.

Kjo e fundit është drejtuar nga Indrit Doda, i cili ka qëndruar në këtë post rreth 6 muaj. Doda me një karrierë në fushën e Policisë së Shtetit, u emërua nga ish-ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në krye të SHKBB, në tetor 2025.

 

 

merkaj shkbb burgje

Lini një Përgjigje