TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 12:26

Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, Ministria e Bujqësisë: Të karantinohet zona e prekur

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, Ministria e
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër

Murtaja e bagëtive është rikthyer në qarkun e Shkodër pas afro një viti, duke prekur njësinë administrative të Dajçit.

Pas konfirmimit të rastit të parë për këtë vit, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar vendosjen në karantinë të zonës, në një perimetër prej 3 deri në 10 kilometrash.

Rasti është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit në Dajç, ku rreth 20 krerë dele të fermerit Sokol Volaj janë groposur, ndërsa pritet të asgjësohen edhe afro 60 krerë të tjera të imta që ai mban në fermë.

Sëmundja është konfirmuar zyrtarisht prej tre ditësh. Fermeri deklaron se dëmi ekonomik llogaritet nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetër, ndërsa pret dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara.

Administratori i Dajçit, Broz Pjetrani, tha se ekzistojnë dyshime për raste të tjera të murtajës në zonë dhe se do të kryhen kontrolle dhe analiza të mëtejshme për bagëtitë e imta.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Shkodër ka nisur inspektime edhe në zona të tjera, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet sqarojnë se murtaja prek kafshët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Gjatë vitit të kaluar, në qarkun e Shkodrës u identifikuan tre raste të ngjashme, çka çoi në asgjësimin e bagëtive të prekura dhe vendosjen e zonave në karantinë sipas afateve ligjore.

1 Komente

  1. D
    DIELL

    GJITH AJO CKA DUAN TE BEJNE ESHTE ASGJESIMI I GJITHE BAGETIVE TE MOS MBETET ASGJE NE KETE VEND PERVEC DEPUTETEVE GANGSTERR DHE OLIGARKEVE TOKAT I KANE NXJERRE NE SHITJE DETIN E SHITEN KA MBETER NDONJE GJE PER NJERZIT A MJER POPULLI SHQIPTAR TE GHITHE LUFTOJNE ME HASMIN NE E KEMI BRENDA NE SHTEPI.NJE GJE I UROJ VETEM VDEKJEN.

    Lini një Përgjigje