TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 16:37

Policia mori nën kontroll Aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Mos bini pre e mashtrimeve të Valon Ademit, po shkelni ligjin!

Shkruar nga Pamfleti
Policia mori nën kontroll Aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Mos
Behgjet Pacoll

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish me përplasjet me ish-ortakun e tij Valon Ademit, pasi punëtoret e kompanisë Mabco nuk janë lejuar që të futen në kantieret e ndërtimit. Pacolli i ka bërë thirrje policisë që të mos ndërhyjë, pasi sipas tij po shkelet ligji dhe Kushtetuta.

Sipas biznesmenit, ish-aleatët e tij  po tentojnë me një kontratë të jashtë ligjshme që të pengojnë kompaninë e tij që të futet në kantieret e ndërtimit. Pacolli u ka kërkuar autoriteteve që të mos bien pre e narratives, mashtrimeve dhe veprimeve ilegale të Valon Ademit.

“Kjo Kontrate ilegale është nënshkruar nga Valon Ademi dhe fabrikanti i falsifikimeve, Valon Lluka, së bashku me tri kontrata të tjera të 2A-së, po ashtu  ilegale, të nënshkruara nga Valon Ademi dhe Balon Lluka, pa dijenin dhe prokuren e Mabcos”,. thekson ai në postimin e tij.

Përplasjet mes dy aksionerëve në Aeroportin e Vlorës janë tensionuar aq shumë sa që tashmë qeveria ka dërguar policinë mëngjesin e sotëm për të mbajtur nën kontroll situatën.

Dje, punonjësit e kompanisë së Valon Ademit nuk kanë lejuar hyrjen brenda në aeroport të 22 nënkontraktorëve të thirrur nga Pacolli, për të kryer punime brenda aeroportit.

Postimi i Pacollit:

behgjet pacoll aeroportin e vlorës policia

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk e di pse e pranoni kete pushtin e Putinit! Ah, harrova që edhe zaberhanat tane të politikes janë zagare të Moskes, Beogradit e Athines.

    Lini një Përgjigje