TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 15:25

Turi çiklistik krijon kaos në autostradën Tiranë-Elbasan, automjetet prej orësh të bllokuara

Shkruar nga Pamfleti
Turi çiklistik krijon kaos në autostradën Tiranë-Elbasan,
Trafik kilometrik

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar në autostradën Tiranë–Elbasan, ku qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për më shumë se dy orë.

Sipas raportimeve nga drejtuesit e mjeteve, lëvizja në aks është pothuajse e paralizuar, ndërsa kolona e automjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit të Elbasanit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Burime bëjnë me dije se shkak i situatës është bërë zhvillimi i etapës së dytë të turit çiklistik, i parashikuar të zhvillohet këtë të hënë, më 19 maj 2026.

Sipas njoftimit, aksi Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë me finish në Elbasan është bllokuar nga ora 12:00 për shkak të aktivitetit sportiv.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët vijojnë të presin në trafik prej orësh, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me menaxhimin e situatës dhe kohën e normalizimit të qarkullimit.

 

 

trafik elbasan

Lini një Përgjigje