Hiqet bllokimi për kompaninë që dyshohet se helmoi studentët te Akademia e Sigurisë...
Bllokimi i kompanisë “SORI-AL”, e cila dyshohet se helmoi studentë e Akademisë së Sigurisë, duket se ka zgjatur vetëm 5 ditë.
Më 14 maj AKU njoftoi bllokimin e kompanisë, pasi nga analizat e kryera në laboratorin e referencës ISUV rezultoi se tetë mostra ishin brenda normave të lejuara, ndërsa një mostër makarone, produkt i gatshëm i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, rezultoi jokonforme për shkak të ngarkesës mbi normë me bakteret Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulaze pozitive.
Por sot AKU ka dalë me një tjetër njoftim. Sipas saj, pas kontrolleve që janë bërë për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura, parametrat kanë reultur normalë. Ëpr këtë arsye ëhstë brë zhbllokimi i kompanisë “SORI-AL”.
“Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura. Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV, informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë. Në përfundim të procedurës AKU kreu zhbllokimin e aktivitetit të subjektit SORI-AL, si dhe i la detyrë të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm brenda ambienteve të Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi”, njofton AKU.
Kompania “SORI-AL”, në pronësi të Alma Tafanit, gruaja e Nikolin Jakës, siguronte kateringun me tre vakte për studentët e Akademisë së Sigurisë. Administratorja e kompanisë është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje janë arrestuar kuzhinieri Kujtim Ballgjini dhe teknologia e ushqimit Kristjana Plaka, ndërsa një tjetër teknologe ushqimi po hetohet në gjendje të lirë.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2025 kompania “SORI-AL” ka fituar 75 tendera publikë me një vlerë totale prej 4.2 miliardë lekësh.
Maskarenjte dhe gajdutet gjithnje mbrojne njeri tjetrin. Kjo po ndoth edhe ne Shqiperi. As mos shpresoni qe Shqiperia te beje hapa para. Te huajt vetem do vijne te bejne pasuri ne Shwiperi. Pasurite e shqiperise dhe parate e pensionisteve do vazhdohet tu behen dhurata re huajve qe te "riparojne" karrigen e Rames dhe mbyllin syte para skandaleve.
AKU-rva pasi e dheju kontrollin i la si detyre atyre qe jane ne gjendje arresti dhe te shpallur ne kerkim qe ta bejne autokontrollin. Medet hallit ne dore te kujt kane rene njerezia dhe studentet e shkrete. Ketu lajthitja shteterore eshte kthyer ne norme, kendej shpallen ne kerkim dhe jane me mase arresti e nen hetim dhe nga ana tjeter vazhdojne... te helmojne studente me lejen e shtetit