TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 22:03

Yjet i japin triumfin ndaj Bilabaos, Barcelona kualifikohet në finale dhe lufton me Realin ose Vedat Muriqin për Superkupën

Shkruar nga Pamfleti

Yjet i japin triumfin ndaj Bilabaos, Barcelona kualifikohet në finale dhe

Barcelona mposht Atletik Bilbaon me rezultatin 0-2 dhe kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës. Katalanasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 17 të takimit me anë të Gavit, që arriti të shtynte topin në rrjetë për herë të parë që kur është kthyer nga dëmtimi i gjatë.

Vojshe Shezni bëri një super pritje ndaj Injaki Uilliams duke mbajtur portën e paprekur.

Në minutën e 53, Barcelona realizoi edhe golin e qetësisë me Lamin Jamal për të shuar shpresat e një kthimi rezultati nga ana e Bilbaos.

Ish-tekniku i Barçës, Ernesto Valverde nuk mundi të bënte asgjë. Për më tepër, bardhekuqve iu anulua një gol në 10 minutat e fundit e lojës së rregullt, gjë që mund të kishte ndyshuar rezultatin e fatet e finalistit.

Tashmë, Barcelona fle e qetë dhe pret njërin mes rivalëve të Realit dhe skaudrës së shqiptarit, Vedat Muriqi, ndeshje e cila do të luhet nesër në orën 20:00. Kujtojmë që “pirati” i ka shënuar klubit spanjoll në kampionat, edhe pse në një humbje të thellë për Majorkën.

Nga krahu tjetër, një finale Superkupe me madrilenët do të ishte “qershia mbi tortë” për këdo sportdashës.

 

barcelo atletik bilbao superkupa e spanjë

Lini një Përgjigje