TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 21:12

Zidan e di të ardhmen e tij në pankinë, por legjenda franceze ka një rival të madh në garën për të marrë drejtimin e “Gjelave”

Shkruar nga Pamfleti

Zidan e di të ardhmen e tij në pankinë, por legjenda franceze ka

Didier Deshamp ka vendosur t’i japë lamtumirën përfaqësueses së Francës me përfundimin e Botërorit 2026. Vendimi është konfirmuar nga trajneri, i cili ktheu “Gjelat” në majën e futbollit botëror në vitin 2018 dhe ka arritur me të rezultate të shkëlqyera që kur mori drejtimin në vitin 2012.

Por çdo cikël e ka një fund dhe Botërori në SHBA do të jetë ai që do të mbyllë etapën e Deshamp, për të hapur një tjetër që në fakt pritej prej kohësh, ajo e Zinedin Zidan. Sigurisht, nuk është ende zyrtare, por të gjithë në Francë janë të ndërgjegjshëm se për të zëvendësuar Deshmp ka vetëm një emër, atë të legjendës franceze.

Ky i fundit në karrierën e tij si trajner ka arritur sukseset më të mëdha me Realin e Madridit, por më pas ka refuzuar çdo ofertë tjetër që i mbërrinte. Kjo, pasi ëndërronte të drejtonte Francën, teksa priste ta bënte realitet që pas “Botërorit 2022”. Por ish-presidenti Le Graet vendosi t’i rinovonte për katër vite kontratën Deshamp, duke deklaruar se “nuk do ia kishte hapur telefonin Zidan”. Deklarata që sollën largimin e presidentit për këtë fyerje publike ndaj legjendës së futbollit, por që nuk shërbyen për të afruar Zidan me pankinën e “gjelave”.

Por tani Zizu e ka të qartë se duhet të presë edhe një vit e gjysmë e më në fund ëndrra e tij do të bëhet realitet, ashtu siç është përfolur prej vitesh në Francë ku tani të gjithë janë të bindur se mbetet vetëm formalitet emërimi i tij.

Por, Zidan nuk do ta ketë edhe aq të lehtë garën, pasi në listë për stolin e “Gjelave” ka dalë edhe emri i Tieri Henri.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ka lënë një shije të mirë te tifozët, por mbi të gjitha te Federata, pasi drejtoi Francën në Olimpiadën e vitit të kaluar dhe siguroi medaljen e argjendtë, pasi u mund në finale nga Spanja.

 

zinedin zidan kombëtarja e francës tieri henri

Lini një Përgjigje