
Barcelona ishte në buzë të greminës, pro sot shteti spanjoll vendosi të shpëtonte katalanasit. Këshilli i Lartë i Sportit, ka bërë të pavlefshëm vendimet e La Liga që nuk lejonin regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Viktor me katalanasit, ndonëse këta të fundit kishin thyer rregulloret për tavanin e rrogave.
Posti i Joan Laportës ishte në diskutim, pasi nëse shteti spanjoll do të vendoste të mbante në fuqi vendimin e La Liga, atëherë Barcelona do të pësonte një tronditje shumë të rëndë të imazhit dhe tronditje ekonomike nga e cila nuk do të mund të shpëtonte dot, me një kolaps të jashtëzakonshëm financiar.
Ndaj kur ka mësuar për vendimin që doli nga mbledhja e Këshillit, festa e Joan Laportës ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është filmuar teksa përqafohej me bashkëpunëtorët dhe jo vetëm. Presidenti i katalanasve nuk kurseu ulërimat e festës në tunelin e stadiumit në Jedah, ku skuadra e tij luan ndeshjen e Superkupës ndaj Atletik Bilbaos, ashtu si edhe disa gjeste ofensive.
Lini një Përgjigje