TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 18:17

“Është zbulim në Arabi”, drejtori sportiv flet për transferimin e Mitajt tek Al Itihad: Ka qenë fantastik

Shkruar nga Pamfleti

“Është zbulim në Arabi”, drejtori sportiv flet

Mario Mitaj u afrua nga Lokomotiva e Moskës tek Al Itihad në huazim me të drejtë blerjeje, pikërisht në verën e shkuar. Ishte drejtori sportiv i klubit arab, Ramon Planes, që kërkoi transferimin e mbrojtësit shqiptar.

57-vjeçari ka folur për “AS” para ndeshjeve të Superkupës së Spanjës, që do të luhen në Arabi. Gjatë intervistës ai përmend edhe Mitajn si talent që po bën diferencën.

Ramon Planes është ai që ka insistuar për transferimin e Pedrit dhe Araujos te Barcelona, ndërsa pas tyre preku edhe mbrojtësin shqiptar.

Të zbulosh lojtarë është talent. Të shikosh lojtarin dhe të thuash, le ta marrim. Kjo është çfarë më ndodhi mua tek Al Itihad me Mario Mitajn, i cili është zbulimi në Ligën e Arabisë. Një lojtar që ishte në Rusi, firmosëm me të për 1 milionë euro dhe ka qenë fantastik. Kjo është mënyra si unë e shoh futbollin dhe mendoj se është diçka që po humbet”, u shpreh drejtori spanjoll.

Mitaj është i huazuar deri në fund të sezonit. Më pas klubi i Al Itihad mund të blejë kartonin e 21-vjeçarit.

ramon planes drejtori sportiv i al itihad mario mitaj

Lini një Përgjigje