
Dritë "në fundin e tunelit" për Elseid Hysaj. Mbrojtësi ka kontratë me Lacion deri në verën e 2026 dhe klubi kryeqytetas e la jashtë gjashtë muajt e fundit në Serinë A dhe Ligën e Europës. Megjithatë, në derbin e fundit kundër Romës mbrojtësi shkodran qendroi në stol dhe ishte i gatshëm për trajnerin Baroni.
“Corriere dello Sport” bën me dije se për Hysajn interesohet Leçe dhe formula e marrjes në huazim për gjashtë muaj përfshin pagesën e gjysmës së pagës nga puljezët. Mbrojtësi përfiton afro 2.8 milionë euro në sezon dhe Leçe do duhet të paguajë gjysmën e pagës për muajt që do e ketë në dispozicion, të paktën huazim deri në verën e vitit 2025.
Leçe prej ditësh e kërkon Hysajn në ekip, ndërsa nëse kjo gjë kryhet, shkodrani do bashkohej me Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin.

Lini një Përgjigje