TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 12:28

Muçi fiton bastin, ylli kuqezi sërish titullar tek Besiktas në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Muçi fiton bastin, ylli kuqezi sërish titullar tek Besiktas në

Për të tretën herë ishte në fushë që nga minuta e parë. Duket qartë se Ernest Muçi i ka lënë pas problemet tek Beshiktashi, edhe pse gjigandi nga Stambolli nuk po shkëlqen aspak këtë sezon.

Ylli kuqezi u zgjodh sërish titullar nga trajneri Halim Okta, që ka zëvendësuar holandezin Van Bronkhorst, dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në fitoren 1-0 të arritur në fushën e Sivasporit në Kupën e Turqisë.

Lojtari ofensiv i krahut ishte në terren për 73 minuta dhe disa herë ndihmoi shokët ose tentoi vetë portën.

Derbi shqiptar me Rej Manajn nuk pati, sepse sulmuesi i Sivasporit nuk ishte në dispozicion të vendasve këtë herë.

Futbollisti 23-vjeçar ka qenë titullar në dy ndeshje radhazi në Superligë dhe tani në Kupë, pra gjithsej në tri sfida e ka nisur nga fillimi, ndërsa në 3 janar realizoi në barazimin 1-1 të Beshiktashit në fushën e Rizesporit.

Ai pati një ndalesë në nëntor duke humbur dy duele dhe luajti vetëm një minutë në derbin ndaj Fenerbahçes, të fituar 1-0.

Në total, këtë sezon Muçi është aktivizuar në 20 ndeshje në kampionat, kupë dhe Ligën e Europës, me kontribut 5 gola e dy asistë.

Siç theksojnë mediat turke, shqiptari ka qenë shumë efektiv kur ka luajtur titullar.

 

 

Lini një Përgjigje