TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 20:05

Skuadra angleze ofron 20 mln euro për Kristjan Asllanin, Interi merr vendimin për mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra angleze ofron 20 mln euro për Kristjan Asllanin, Interi merr

Kristjan Asllani tregoi një paraqitje të dobët në finalen e Superkupës ndaj Milanit, duke bërë që kritikat pas ndeshjes të jenë të shumta në drejtim të tij.

“Gazzetta dello Sport” ia faturon pikërisht shqiptarit fajin kryesor për humbjen e mbrëmshme, duke e vlerësuar me notën 4,5. Sipas mediave vendase, sa herë që Asllani luan, Interi humbet terren në mesfushë dhe kjo bën që rivalët krijojnë më shumë raste për gol.

Pavarësisht kritikave, Asllani vazhdon të ketë interesin e klubeve të tjera, që duan ta transferojnë në afatin kalimtar të merkatos së janarit.

“FcInterNews.it” raporton se klubi ziklatër ka marrë së fundmi një ofertë 18-20 milionë euro nga Premier Liga për mesfushorin shqiptar, por pa e bërë të ditur emrin e klubit që e ka kërkuar.

Gjithsesi, Interi është treguar i prerë dhe e ka refuzuar ofertën e marrë për Asllanin, duke treguar kështu besim te këmbët dhe aftësitë e elbasanasit.

Kujtojmë se Asllani është pjesë e Interit që prej vitit 2022, pasi më parë luante me Empolin.

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje