
Burgu i të famshmëve P2 i Hoze Augusto Sezar Salgado ne Tremembé II (San Paolo) ku është i izoluar ish-futbollisti, Robinjo, quhet ‘burgu i famshëm’ sepse aty strehohen, në qelitë me sipërfaqe nga 9 deri në 15 metra katrorë dhe në të cilat janë strehuar deri në 6 të burgosur, njerëz që krimet e të cilëve kanë bërë bujë në Brazil.
Ka një gamë të gjerë të tyre, nga më të neveritshmit e deri te të tjerët që kanë kryer krime politike: vrasës, përdhunues, rrëmbyes, politikanë të korruptuar dhe disa ‘të famshëm’ që kane shkelur ligjin.
Sa për shokët e qelisë, disa janë vërtetë raste të tmerrshme për shkak të mizorisë së veprimeve të tyre: Aleksandre Nardoni po vuan dënimin për vrasjen e vajzës së tij; Roxher Abdelmasih është një ish-mjek 81-vjeçar që qetësonte pacientët dhe më pas i torturonte; 98 vjet burg u dënua gjithashtu Lindemberg Alvesh, njeriu që rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçarin Eloá Pimentel, të dashurën e tij në atë kohë.
Në këtë kaleidoskop prej mbi 400 të burgosurish është edhe braziliani që luajti për Milanin në Serinë A, Mançester Sitin ne Angli dhe Realin e Madridit në Spanjë, përveç në qendër të vëmendjes së futbollit, ai gjeti edhe telashe juridike, të cilat – pavarësisht pafajësisë së profesionit të tij – i dhanë 9 vjet burg për sulm seksual në grup. Ngjarja daton në vitin 2013: një grua e denoncoi atë dhe 6 burra të tjerë për abuzim në një klub nate.
Që atëherë nisi i gjithë procesi, duke përfshirë hetimet dhe seancat gjyqësore, të cilat e çuan pas hekurave ish-talentin e Santos. Ai qendroi atje edhe këtë Krishtlindje: leja që kishte kërkuar për ta kaluar me familjen atë ditë iu refuzua. Më parë ishte refuzuar edhe kërkesa për lirim me kusht.
Një goditje e keqe për Robinjon, tashmë 40-vjeç dhe viktimë, sipas tij, e një padrejtësie për shkak se ‘kontakti’ që kishte me gruan ishte konsensual dhe për shkak se nuk iu gjet asnjë gjurmë e ADN-së. Ish-futbollisti e konfirmoi lidhjen, por e përkufizoi si “sipërfaqësore dhe të shpejtë. Kemi shkëmbyer disa puthje dhe kaq, më pas shkova në shtëpi. Kishte edhe persona të tjerë”.
Çfarë bën Robinjo në qelinë e tij: programi i riedukimit
Si e kalon kohën në atë vend ndëshkimi dhe korrigjimi? Robinjo është i përfshirë në një nga programet e riedukimit të organizuar nga instituti, gjatë të cilit mëson të riparojë televizorë dhe gjithashtu të njihet me objekte të tjera elektronike. Në axhendën e tij ka dhe një detyrë tjetër: marrjen e rolit të arkivistit dhe bibliotekarit që merret me shpërndarjen e librave te të burgosurit e tjerë!
Lini një Përgjigje