TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 17:12

Liverpuli ndryshon pronësi? Babai i Elon Musk zbulon planet e njeriut më të pasur në botë për të blerë gjigandin anglez

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli ndryshon pronësi? Babai i Elon Musk zbulon planet e njeriut

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron  blejë skuadrën e Liverpulit. Lajmin e ka bërë të ditur babai i miliarderit, Errol Musk për “Times Radio”.

Ai u pyet: “A dëshiron djali juaj të blejë  Liverpulin?” Dhe Errol u përgjigj: “Nuk mund të komentoj për këtë, ata do të rrisin çmimin!”

Më pas ai shtoi duke thënë: “Oh po, ai ka shprehur një dëshirë, por kjo nuk do të thotë se ai po e blen atë. Ai do të donte, çdo kush do të dëshironte, po ashtu edhe unë”.

Më tej babai i Elon Musk sqaroi se familja e tij ka lidhje me Liverpulin, pasi gjyshja e miliarderit ka lindur atje.

Pra, ne jemi të lidhur me Liverpulin, ju e dini”, tha ai.

Liverpuli ka qenë në pronësi të “Fenway Sports Group” që nga viti 2010. Në shtator të vitit 2023, ata shitën një pakicë të aksioneve te një firmë investimi amerikane, “Dynasty Equity”.

Elon Musk, 53 vjeç, është CEO i Tesla dhe platformës X. Ai njihet edhe si një aleat i ngushtë i presidentit të sapozgjedhur të SHBA, Donald Trump.

elon musk miliarderi amerikan liverpul

Lini një Përgjigje